SCANINS

Projekti SCANINS (Scanning the Insurance) është projekt i cili financohet nga Solidar Suisse dhe përmes së cilit PRAK synon të involvohet në procesin e rishqyrtimit të ligjit, si dhe në përpilimin e akteve nënligjore për funksionimin e Fondit për Sigurimet Shëndetësore, në mënyrë që të sigurojë nivel të duhur të transparencës gjatë draftimit dhe miratimit të këtyre dokumenteve nën-ligjore. Në të njëjtën kohë, PRAK do të bëjë edhe monitorimin e implementimit të këtyre dokumenteve, për të minimuzuar shkeljet dhe parregullsitë në punën e fondit.

Qëllimi i projektit të propozuar është rritja e efikasitetit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, përmes aprovimit dhe implementimit të kornizës ligjore përmes rritjes së involvimit të shoqërisë civile në zhvillimin si dhe miratimin e kornizës ligjore për funksionimin e Fondit për Sigurimet Shëndetësore.

 

Aktivitetetet e zhvilluara të projektit në periudhën mars-prill 2017

Përfshirje në politikëbërje

  • Pjesëmarrja në grupin e punës për plotësim ndryshim të ligjit për sigurime shëndetësor.

Takime në kuadër të  projektit

Takim me ekspert nga Shqipëria

Takime konsultative

Vizitë studimore

 

 

Përfshirje në politikëbërje Pjesëmarrja në grupin e punës për plotësim ndryshim të ligjit për sigurime shëndetësor;

 

Takime në kuadër të  projektit Tryeza me shoqatat e pacientëve për diskutimin e draftit të projektligjit për plotësim ndryshim të ligjit për sigurimet shëndetësore;

 

Takime konsultative me ekspert

të fushave të ndryshme:

 

  • Sinisha Varga – ish zv. Ministër i shëndetësisë së Kroacisë, ish Drejtor i Fonidit të sigurimeve shëndetësore të Kroacisë, konsulent i Bankës Botërore në reformimin e sistemit shëndetësor në Armeni, Kazakistan, Azerbejxhan, Shqipëri.

  • Florent Spahiu – këshilltarë ligjor në KDI, njohës i qështjeve ligjore rreth sigurimeve shëndetësore.

 

 

 

 

Vizitë studimore në Bosnjë e Hercegovinë

 

 

 

Takim me ekspertin e Sigurimeve Shëndetësore në Shqipëri 

  • Në kuadër të projektit “SCANINS”, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, ka zhvilluar një vizitë studimore në Bosnjë e Hercegovinë, me ftesë edhe të Shoqatës së Konsumatorëve të kantonit – Tuzëll (Klub Potrošača Tuzla KT).

Për këtë shkak, PRAK duke patur tashmë komunikim të mirë dhe bashkëpunim të mirë me Shoqatën e Konsumatorit në Tuzëll (të krijuar në konferencën e mbajtur në Nëntor 2016 në Prishtinë), ka zhvilluar këtë vizitë në kuadër të cilës janë zhvilluar takime të shumta dhe konstruktive me institucione të rëndësishme të cilat krijojnë politika apo ofrojnë shërbime shëndetësore në kantonin e Tuzllës dhe në federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Për më tepër kliko Vizitë studimore në BiH

  • Në kuadër të aktiviteteve të projektit SCANINS, me datë 12.05.2017, është zhvilluar takimi me ekspertin e sigurimeve shëndetësore në Shqipëri Dr.Gazment KODUZI. Për më tepër kliko Takimi Gazment Koduzi