Kthehu te Ngjarje

Dita e Solidaritetit me Pacient

Më 2 dhjetor 2017 PRAK shënon Ditën e Solidaritetit me Pacientë.

Kjo ditë është festë e Aleancës Ndërkombëtare të Shoqatave të Pacientëve/IAPO, anëtare e së cilës është edhe shoqata PRAK.

Temë e kësaj dite është ‘Fuqizimi i qytetarëve (pacientëve) përmes dijes’, e cila nënkupton promovimin e të drejtave të pacientëve, në mënyrë që ata të jenë të aftë të vetkujdesen për të drejtat dhe shëndetin e tyre.

Aktivitetet përcjellëse të kësaj dite do të zhvillohen në qytetin e Prizrenit, prej të cilave janë:

1. Ligjeratë për të Drejtat e Pacientëve në Kujdesin Shëndetësor për studentë të Kolegjit Universitar Fama në Prizren;

2. Shpërndarja e ‘Deklaratës së kujdesit shëndetësor me pacientin në qendër’ direkt te qytetarët, në rrjete sociale, media, Insititucione Shëndetësore;

3. Komunikata për media-publikun.

Kjo ditë përkrahet nga IAPO.
Bashkohu me ne.