Kthehu te Ngjarje

Konferenca Rajonale: Mbrojtja e të Drejtave të Pacientëve, Roli i Institucioneve dhe Shoqatave

Organizuar nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK) në bashkëpunim me UNDP-në dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në Prishtinë është mbajtur Konferenca rajonale dy ditore me temën: ”Mbrojtja e të drejtave të pacientëve-sukseset dhe sfidat”.

Konferenca ishte e para e këtij lloji në Kosovë dhe kishte për qëllim të prezantojë praktikën e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve në Kosovë dhe të mundësoj shkëmbimin e përvojave mes vendeve të rajonit në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pacientëve.

Gjithashtu, në këtë konferencë u diskutua edhe për institucionalizimin e Avokatit të Pacientëve, praktikë kjo e aplikuar në vendet e rajonit dhe Evropës.

Për më tepër mbi fjalimet e pjesëmarrësve nga shtetet e rajonit, rekomandimet dhe konkluzionet e dalura nga kjo Konferencë kliko këtu -> PRAK-Konferenca rajonale shqip