Dita e të Drejtave të Pacientëve – 18 Prill 2017

Shoqata për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), si anëtare e rrjetit të Shoqatave të Pacientëve në Evropë, me 18 prill shënoi  Ditën Evropiane për të Drejtat e  Pacientëve si një mënyrë e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pacientëve. PRAK në Kosovë shënon këtë ditë për herë të pestë, që nga viti 2013 dhe tashmë kjo është bërë tradicionale për organizatën tonë.

Këte vit kjo ditë u shënua në bashkëpunim me Koalicionin për Shëndet dhe të Drejta Seksuale dhe Riprodhuese K10.

Aktivitetet në Ditën Evropiane për të drejtat e pacientit, synojnë sensibilizimin e pacientëve, institucioneve shëndetësore dhe ligjvënëse, që të rritet nivelii njohjes dhe respektimit të kartës së të drejtave të pacientëve, si dhe të punohet për njohjen dhe zbatimin e saj edhe nga personeli mjeksor.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Me qëllim të realizimit të kauzës së saj “vendosjes së pacientit në qendër të sistemit shëndetësorë” shoqata po vazhdon me aktivitete për  promovim dhe mbrojtje të të drejtave të pacientëve. Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve është një moment ideal për PRAK, dhe çdo akter tjetër që t’iu tregoj pacientëve se kanë të drejta dhe se ekzistojnë mekanizma të mbrojtjes së tyre.  Kjo ditë është një mbështetje për pacientët, sepse ata do të kenë njohuri më shumë për të drejtat e tyre, dhe një derë për tu ankuar në rast të shkeljes së këtyre të drejtave.

 

Zhvillimi i aktiviteteve

 

 

Aktiviteti është zhvilluar me 18.04.2017 duke filluar nga ora 09:00 në sheshin “Skenderbeu”, në Pr
ishtinë, i mbështetur nga  Koalicioni për Shëndet dhe të Drejta Seksuale dhe Riprodhuese (K10),  dhe ky aktivitet është zhvilluar nën moton “Pacientët kanë të drejta, kërkoni ato”!

 

 

 

 

Në këtë aktivitet janë shfaqur poster informues me Kartën e të Drejtave të Pacientëve, si një dokument themelor për të drejtat e pacientëve.

Gjithashtu, për qytetarët janë shpërndarë edhe fletëpalosje me përmbajtje të të drejtave të tyre si pacientë dhe të drejtave që kanë në shëndetin seksual dhe riprodhues. Në kontakt me qytetarë, u vërejt një nevojë e madhe e promovimit të të drejtave dhe ky aksion ishte shumë i mirëpritur për ta.

 

Me qëllim të njohjes së kontributit të gjithë secilit në shërbim të pacientëve, PRAK për çdo vit ndan çmimin e pacientit “Dora e Ngrohtë”. Ky çmim këtë vit i është ndarë fshatit Dejnë të komunës së Rahovecit, të cilët në mënyrë të organizuar dhurojnë gjak që nga viti 2002.

 

Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientëve 18.04.2016

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, si anëtare e Rrjetit të Shoqatave të Pacientëve të Evropës, më 18 Prill kremton Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientëve si një mënyrë e promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pacientëve. Që nga viti 2002 kjo ditë kremtohet në të gjitha shtetet e …