Misioni dhe Vizioni

PRAK është organizatë jo qeveritare e themeluar më 31 janar 2013.

Misioni i organizatës është vendosja e pacientëve në qendër të sistemit shëndetësorë, duke promovuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre.

Target Grup i punës sonë  janë të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë kujdes shëndetësorë pa dallime.

Shoqata është themeluar duke e parë që të drejtat e pacientit janë duke u nëpërkëmbur, si nga institucionet, ashtu edhe nga personeli shëndetësorë.
Çështja e të drejtave të pacientëve në Kosovë, ende vazhdon të trajtohet si një e drejtë e dorës së dytë, pa marr parasysh faktin që e drejta për shëndet nuk është luks! PRAK po bën perpjekje që të ndryshohet një qasje e till ndaj pacientëve.