Për pacientët

Karta e të Drejtave të Pacientëve në Kujdesin Shëndetësor kliko këtu:   Karta e te Drejtave te Pacienteve ne Kosove

Numrat me rëndësi:


Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë 112
Numri i ndihmës së shpejtë 194
Zjarrfikësit 193
Zyra e ankesave të Pacientëve në Prishtinë +377 (0) 44 411 099

Zyra e ankesave të Pacientëve në Prizren +377 (0) 44 411 232

 

Web lidhje me rëndësi:

 

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës http://shskuk.org/

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë http://spitali-mitrovice.com/

Spitali i Përgjithshëm në Pejë http://www.spitali-peje.com/

Spitali i Përgjithshëm në Prizren http://www.spitali-prizren.com/Fillimi.aspx

S
pitali i Përgjithshëm në Gjakovë http://www.spitali-gjakove.com/mod.php?mid=3

Spitali i Përgjithshëm në Gjilan http://shskuk.org/spitali-i-pergjithshem-ne-gjilan/

Spitali i Përgjithshëm në Ferizaj http://shskuk.org/spitali-i-pergjithshem-ne-ferizaj/

Spitali i Përgjithshëm në Vushtrri http://shskuk.org/spitali-i-pergjithshem-ne-vushtrri/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kanceri i mushkërive

Çka është kanceri mushkërive?

Kanceri i mushkërive e ka zanafillen e vet në qelizat e mukozës të rrugëve të frymëmarrjes (bronhet) apo në bronhioleve (Alveolet). Nga këto qeliza formohen tumorët malinj.

Kanceri i mushkërive është tumori më i shpeshtë malinj te burrat. Grate jane më pak të prekura edhe pse numri i tyre është në rritje e sipër. Ashtu si edhe tek sëmundjet e tjera të mushkërive, konsumimi i duhanit (edhe ai pasiv) është shkaku kryesor i kancerit të mushkërive. Disa lloje të kancerit të mushkërive rriten shumë shpejt dhe formojne herët metastaza.

 

Llojet e ndryshme të kancerit të mushkërive

Tumorët malinj të mushkërive ndahen në Karcinome bronhiale te qelizave të vogla dhe atyre jo të vogla. Rrallë herë formohen në mushkëri edhe tumorë beninj.

 

Tumorët malinj (të këqinj)

Rreth 80 përqind të karcinomeve të bronheve i takojne tipit të qelizave jo të vogla. Karcinomet bronhiale te qelizave te vogla përbëjne 15 deri 20 % të tumorëve malinj të mushkërive. Ato rriten shumë shpejt dhe zbulohen vetëm atëhere kur të kenë formuar matastaza.

 

Tumorët beninj (të mirë)

Tumorët beninj (karcinoidet, hematomat, fibromat etj.) jane të rrallë dhe të shumtën e herave nuk shkaktojnë probleme. Mirëpo ne qoftë se aata rriten, mund te ngushtojne mushkërite dhe rrugët e frymëmarrjes që si pasojë kanë një inflamacion dhe frymëmarrje te vështirësuar. Ato  nuk formojne metastaza dhe nëse shihet e nevojshme mund te hiqen krejtësisht përmes operacionit.

Metastazat e disa tumorëve të tjerë në mushkëri. Disa lloje të tjera të kancerëve mund të formojne metastaza në mushkëri.

Tumorët e tjerë më të shpeshtë që shkaktojnë metastaza në mushkëri janë: kanceri i lukthit, i gjiut, i lëkurës dhe kanceri i zorrëve.

 

Shkaqet, rreziqet dhe parandalimi

Vetëm në Zvicërr sëmuren rreth 3500 njerëz nga kanceri i mushkërive.Veqanërisht të rrezikuar jane konsumuesit e duhanit. Ata nuk janë të rrezikuar vetëm nga sëmundjet si bronhiti kronik apo COPD(sëmundja kronike obstruktive e mushkërive), por gjithashtu edhe nga kanceri mushkërive. Shumica e të sëmurëve nga kanceri i mushkërive jane konsumues apo kane qenë konsumues të duhanit.

Mesatarja e moshës në  momentin e  diagnostifikimit të tyre është rreth 60 vjeq. Rreziku i i sëmundjes nga kanceri i mushkëriveqëndron në lidhjen direkte me konsumimin e duhanit. Sa më shumë cigare në ditë dhe sa më gjatë që një njeri ato i konsumon aqë më i lartë është rreziku i sëmurjes nga kanceri i mushkërive. Ne qoftë se një njeri konsumon gjatë 20 vjetëve 20 cigare në ditë,kështu ai merr ne vete një rrezik te njëzetëfishte për t’u sëmurë  nga kanceri i mushkërive, sesa njerëzit që nuk e kanë konsumuar kurrë duhanin.

Që prej disa vitesh është e njohur qe konsumimi pasiv i duhanit e shton rrezikun e kancerit të mushkërive. Rreth çdo i katërti i sëmurë nga kanceri i mushkurive ka si shkak konsumimin pasiv të duhanit.

Shume rralle vijne në pyetje si shkaqe materialet kancerogjene  te cilat mund të gjenden në ambient apo vende të caktuara të punës.Këtu numrohen ndotja e madhe e ajrit (pluhuri i imët, hidrokarburet, përbërësit e Niklit dhe Kromit, pluhuri i asbestit, përbërësit e Arsenit, substanca radioktive si Radoni. Veqanërisht janë të rrezikuar njerëzit të cilët në profesionin e tyre kanë të bëjne me substanca kancerogjene dhe njëkohësisht janë konsumues të duhanit.

Masat më të efektshme për parandalimin e kancerit të mushkërive janë heqja dorë nga duhani. Kështu do të shmangeshin  karcinomet agresivë te bronheve. Të gjithë konsumuesit e duhanit në këtë mënyre zvogëlojnë rrezikun  e kancerit. Sa më herët që të heqin dorë nga ai, aqë më i vogl do të jetë rreziku i të sëmurit nga kanceri i mushkërive.

 

Simptomet dhe pasojat

Simptomet tek personat e prekur nga kanceri i mushkërive jane shpesh jo tipike dhe u ngjajne semundjeve të tjera të pa rrezikshme të mushkërive dhe rrugëve të frymëmarrjes. Këto simptome  mund  t’i marrim  si referencë të kancerit të mushkërive.

  • Të kolliturit e forte e të thatë gjatë një kohe të gjatë
  • Të pështyrit me gjak
  • Vështirësitë në frymëmarrje dhe të ngjirurit e zërit
  • Dhembjet e vazhdueshme të gjoksit
  • Ftohjet e shpeshta dhe inflamimi i mushkërive
  • Temperatura pa një shkak të qartë
  • Humja e oreksit dhe humbja e peshës.

Te format e avancuara të kancerit të mushkërive mund të paraqiten edhe simptome të tjera varesisht nga vendi ku tumori përhapet.

Tumorët në  pjesë e sipërme të mushkërive mund të ngacmojnë përreth nervat dhe kështu të shkaktojne dhembje te dorës dhe të gjoksit. Si shkak i bllokimit të vazave te gjakut nga tumori mund te paraqiten ëntje  të duarve,  të fytit dhe fytyrës.

Mundësitë e shërimit  të të prekurve nga karcinomet bronhiale të qelizave të vogla janë në përgjithësi të pavolitshme. Një shërim varet shumë nga koha kur është zbuluar kanceri. Të dhënat statistikore mbi mundësitë e shërimit të të prekurve nga kanceri i mushkërive  nuk marrin ndërkaq parasysh , qësecili person i prekur ka rjedhen e tij individuale të sëmundjes.

 

Diagnoza

Shpesh kanceri i mushkërive zbulohet rastësisht permes nje egzaminimi rutinor  të  fotografive të rentgenit të gjoksit (thorax). Kanceri i mushkërive shfaqet në fotografitë e rentgenit si nje shenje e bardhe.

Me një tomografi kompjuterike(CT) mund të vërehen edhe tumorët e vegjël prej 2 mm.Veqanërisht tek kosumuesit shumëvjeqar të duhanit çdo hije duhet parë me kujdes të veqantë.

Për të siguruar diagnozën tek të dyshuarit  me kancer të mushkërive zakonisht bëhet një bronchoskopi.

Nje zorre e hollë me nje kamere ne krye futet permes gojës apo hundës në rrugët e frymëmarrjes së pacientit.Në një ekran  munden kështu rrugët e frymëmarrjes (bronhet) deri në periferi  të egzaminohen  dhe vlerësohen saktësisht.  Njëkohësisht në vendet e dyshimta mirren prova të indeve  dhe sekretit, të cilat pastaj i nënshtrohen kërkimit të qelizave kanceroze. Edhe nga pështyma e kollitur (Sputum) mund të dëshmohen qelizat kanceroze  të cilat e forcojnë dyshimin për kancerin e mushkërive. Egsaminimi përmes pështymës është i përshtatshëm veqanërisht tek personat  duhanpirës,tek te cilët ngjyra apo përmbajtja e pështymës ka ndryshuar.

Meqenëse  kanceri i mushkërive zbulohet vetëm në një fazë të vonshme, duhet sipas situatës të kërkohet pas metastazave.Përmes metodave të ndryshme (CT, ultrazë) mund të verehen metastazat në organet e prekura.

 

Mjekimi i kancerit të mushkërive

Nëse terapia ekancerit të mushkërive vendoset per sherim(kurativ) apo jo, varet  nga përhapja dhe lloji i tumorit (karcinomit).

Karcinomet me qeliza jo të vogla në fazë të hershme  mund të operohen sipas mundësive që paraqiten. Normalisht hiqet pjesa e prekur e mushkerisë apo nganjëhere tëre krahu i mushkërise. Si parakusht për suksesin e një trajtimi kurativ përmes operacionit  duhet të jetë gjendja e mirë e përgjithshme e pacientit, një funksion i mjaftueshëm i pjeseës tjetër të mushkërisë si dhe mungesa e sëmundjeve të tjera përcjellëse. Te karcinomet e qelizave te vogla zakonisht hiqet dorë nga operacioni.

Tek një numër i madh i të prekurve ,kanceri në kohën e diagnostifikimit është tashmë në një fazë të përparuar, apo janë paraqitur metastazat, kështu që egziston një mundësi shumë e vogël e shërimit. Në këtë fazë mirret në konsideratë vetëm një terapi frenuese (ngadalësimi i rritjes).

Ky trajtim zakonisht përbëhet nga kemo-terapia dhe/apo terapia e rrezatimit. Përmes këtyre mund të arrihet një zvogëlim i dukshëm por jo i përhershëm i tumorit. Qëllimi i terapive mbështetöse është mbajtja e tumorit nën kontroll për të lehtësuar ankesat dhe për të shmangur komplikacionet e mundshme. Përmes kësaj jo vetëm që përmirësohet kualiteti i jetës së personave të prekur por edhe arrihet zgjatja e konsiderueshme e jetës së tyre. Pjesë të tjera përbërëse mjaft të rëndësishme të terapisë paliative janë edhe luftimi adekuat dhe i  efektshëm i dhembjeve si dhe lehtësimi i vështirësive në frymëmarrje, kur tumori të ketë depërtuar në rrugët e frymëmarrjes.

Masa më e efektshme për parandalimin e kancerit të mushkërive është heqja dore nga duhani. Kështu do t’u shmangeshim shumices së karcinomeve agresivë të bronheve. Të gjithë duhanpirësit do të zvogëlonin rrezikun e të sëmurit nga kanceri nëse do të hiqnin dorë nga duhani.Sa më herët t’i bëhet stop duhanit aqë më i vogël do të jetë rreziku nga kanceri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.