Dec 27

Deklaratë e Përbashkët e Organizatave të Shoqërisë Civile!

 

15.12.2017
Prishtinë,

Komunikatë:

DEKLARATË R PËRBASHKËT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE PËR IMPLEMENTIMIN E SKEMËS SË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE

Duke e ditur se:
• Ligji për Sigurime Shëndetësore është miratuar në vitin 2014;
• Sigurimet Shëndetësore janë një e drejtë themelore e qytetarëve;
• E vetmja zgjidhje që e nxjerrë shëndetësinë nga gjendja aktuale janë Sigurimet Shëndetëosre;
• Ka një zvarritje të pa arsyeshme të implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore;
Një pjesë e organizatave të shoqërisë civile që preken nga ky ligj, me datë 15.12.2017 kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës të vihet në zbatim ligji për Sigurime Shëndetësore dhe se ofrojnë të gjithë potencialin e tyre që t`i ndihmojnë këtij procesi që ai të realizohet më shpejtë dhe më lehtë. Shpresojmë shumë që kërkesat tona do të zbatohen nga ana e juaj.
Ne jemi të vetëdijshëm që këto kërkesa nuk janë të vogla dhe nuk janë të lehta. Por, Kosova duhet të kalojë nga “sistemi shëndetësor i orientuar në sëmundje” në “sistem shëndetësor të orientuar në pacient”.
Këto kërkesa, nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marr një kahje të mbarë.

Deklaratë-nga-OJQ-per-fillimin-e-Sigurimeve-Shëndetësore

 

 

 

Please follow and like us:

Leave a Reply

Be the First to Comment!

Notify of
avatar