Dec 27

Deklaratë e Përbashkët e Organizatave të Shoqërisë Civile!

 

15.12.2017
Prishtinë,

Komunikatë:

DEKLARATË R PËRBASHKËT E ORGANIZATAVE TË SHOQËRISË CIVILE PËR IMPLEMENTIMIN E SKEMËS SË SIGURIMEVE SHËNDETËSORE

Duke e ditur se:
• Ligji për Sigurime Shëndetësore është miratuar në vitin 2014;
• Sigurimet Shëndetësore janë një e drejtë themelore e qytetarëve;
• E vetmja zgjidhje që e nxjerrë shëndetësinë nga gjendja aktuale janë Sigurimet Shëndetëosre;
• Ka një zvarritje të pa arsyeshme të implementimit të Ligjit për Sigurime Shëndetësore;
Një pjesë e organizatave të shoqërisë civile që preken nga ky ligj, me datë 15.12.2017 kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës kërkohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës të vihet në zbatim ligji për Sigurime Shëndetësore dhe se ofrojnë të gjithë potencialin e tyre që t`i ndihmojnë këtij procesi që ai të realizohet më shpejtë dhe më lehtë. Shpresojmë shumë që kërkesat tona do të zbatohen nga ana e juaj.
Ne jemi të vetëdijshëm që këto kërkesa nuk janë të vogla dhe nuk janë të lehta. Por, Kosova duhet të kalojë nga “sistemi shëndetësor i orientuar në sëmundje” në “sistem shëndetësor të orientuar në pacient”.
Këto kërkesa, nuk janë kërkesa se ne i duam. Këto janë nevoja të domosdoshme që sistemi shëndetësor të marr një kahje të mbarë.

Deklaratë-nga-OJQ-per-fillimin-e-Sigurimeve-Shëndetësore

 

 

 

Nov 16

Konkluzione dhe rekomandime nga Tryeza ”Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!” 2

Më 1 nëntor 2017, PRAK Kosova, e mbështetur nga Solidar Suisse, ka organizuar tryezë me temë ”Sigurimet Shëndetësore po fillojnë?!” 2, me qëllim të diskutimit të mundësive dhe sfidave për implementimin e Sigurimeve Shëndetësore.

Tryeza ka qenë vazhdimësi e takimit të kaluar (dhjetor 2016), ku prej asaj kohe deri më tani nuk është zhvilluar ndonjë progres i madh sa i përket përgatitjeve për fillimin e implementimit të Sigurimeve Shëndetësore.

Në këtë tryezë pjesëmarrës kanë qenë përfaqësues të institucioneve relevante, si: Drejtori i AFSH-së, përfaqësues nga Kabineti i Kryeministrit, Banka Botërore, Komisioni PArlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, përfaqësues të FSSHK-së, njohës të skemës së Sigurimeve Shëndetësore, media dhe palë të tjera të interesit.

Në këtë link janë të përfshira konkluzionet dhe rekomandimet e dalura nga tryeza:

KONKLUZIONE-DHE-REKOMANDIME-PRAK KOSOVA

 

Oct 19

Letër Publike për Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Ramush Haradinaj

 

Letër-publike-Kryeministrit-të-Qeveris-së-Republikës-së-Kosovës-z.-Ramush-Haradinaj