Rreth Nesh

“Patients’ Rights Association  in Kosovo” —–  “ PRAK”

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë është shoqatë e pavarur jofitimprurëse dhe jopolitike, sipas definimit të dhënë në paragrafin 5.2 dhe 6 të Ligjit për Liri të Asociimit në OJQ 04/L-57

PRAK  është e aftë të krijoj vlera drejt promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave të pacientëve, ka potencial që të vazhdoj edhe në të ardhmen sepse ajo mbështetet në filozofinë e saj,   “ Respektim i plotë i të drejtave të pacientëve”.

Funksionalizimi i filozofisë arrihet përmes bërjes dhe implementimit të politikave për arritjen e informimit dhe respektimit të plotë të të drejtave të pacientëve, eliminimin e të gjitha barrierave në baza ligjore për përmbushjen e këtyre të drejtave dhe përmes ngritjes së zërit unik të pacientëve.

Vizioni:  PRAK ka për vizion Promovimin dhe mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve duke e vënë Pacientin në qendër të sistemit shëndetësor, e cila do të ndikoj në përmirsimin dhe avansimin e kujdesit shëndetësor në Kosovë.

Misioni: PRAK është organizatë që mbështet nevojat e pacientëve rreth respektimit të të drejtave të tyre në kujdesin shëndetësor duke promovuar dhe mbrojtur ato në mënyrë që të rregullohet sistemi shëndetësor në Kosovë.

. Organizata është themeluar me qëllim të:

  1. Promovimit dhe mbrojtja e të drejtave të pacientëve në Kosovë;
  2. Promovimit të sistemit të qëndrueshëm dhe efikas shëndetësor;
  3. Promovimit të edukimit të nevojshëm për një jetë të shëndetshme të të gjithë qytetarëve të Kosovës;
  4. Avancimi i legjislacionit që e mbulon fushën e të drejtave të pacientëve;
  5. Mbrojtja e pacientëve në mënyrë të organizuar dhe publike;
  6. Vendosja e pacientit në qender të sistemit shëndetësorë;
  7. Ngritja e vedijes së institucioneve gjegjëse për të drejtat e pacientëve;
  8. Sensibilizimi i opinionit publik në kërkimin e të drejtave të tyre

Informatat  e përgjithshme:

Emri legal: “Patients’ Rights Association  in Kosovo
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë”

Shkurtesa(ku është e aplikueshme):  PRAK                                                                Data e themelimit:  30/01/2013                                                                                      Statuti ligjor i regjistrimit:  Shoqatë                                                                                Data dhe numri i regjistrimit:  30/01/2013 5114315-7